Home arrow Tourism arrow Photos
                       Italian
Main Menu
Home
Region of Shkodra
President of R.C.
Regional Council
Administration
Strategy
Tourism
Environment
NGO
Notices
Other links
Gallery
RDP
Web GIS Albania
logo_wga
JA slide show
10 Mars 2008 PDF Print E-mail
No translation

Sot, me datë 10.03.2008, ora 9 00 , ne Këshillin e Qarkut Shkodër,  u  organizua Mbledhja

e Komitetit të Vlerësimit të Nevojave të Shëbimeve, me teme: “Një paraqitje e shërbimeve sociale në Qarkun e Shkodrës, probleme dhe prespektiva e sigurimit të procesit të vlerësimit dhe raportimit të tyre për garantimin e procesit”.

 Ishin të pranishëm  anëtarët e këtij Komiteti:Gjovalin KOLOMBI, Kryetar i Këshillit të Qarkut, Afrida Domnori Qarku Shkodër, Mirela Shiroka e ZRSHS, Atrida Ferketi Drejtore DAR, Shkodër Burim Gjyli Drejtor Dr. Shëndetësore, Kastriot Faci OJF The Door, Ritvan Troshani  Nënkryetar i Bashkisë Shkodër, Anila Dushi përfaqesuese e Medias, Donika Selimi OJF “ Dimension Human”, M.Banda përfaqësuese e OJF Silvana Vighali.Sipas agjendës , fjala e hapjes u mbajt nga z. Gjovalin KOLOMBI, Kryetar i Këshillit të Qarkut, i cili foli për rolin dhe rëndësinë e këtij Komiteti duke vënë në dukje faktin se duhet të përcaktohen më saktë detyrat dhe përgjegjësitë e këtij Komiteti. Afrida Domnori bëri një paraqitje të detajuar te shërbimeve sociale ne Qarkun e Shkodrës, grupeve në nevojë, probleme dhe perspektiva të sigurimit te procesit te vlerësimit dhe raportimit të tyre për garantimin e procesit.Nga analiza e të dhënave rezulton se:  nuk respektohen afatet ligjore procedural në dorëzimin e të dhënave, pyetësorët dhe modularët plotësohen gabim, njësite vendore nuk kanë strukturat dhe aftësitë profesionale për të identifikuar dhe plotësuar të dhënat.Nënkryetari i Bashkisë, Shkodër, Ridvan Troshani shprehu vlerësimet për punën e bërë, dhe gatishmëri për një bashkëpunim të ngushtë për realizimin e detyrave që ka ky Komitet, por vuri në dukje që disa nga të  dhënat  në lidhje me disa kategori të personave në nevojë,  nuk paraqesin realitetin. Ky problem u evidentua edhe nga Znj. Afrida Ferketi Drejtore e DAR Shkodër, e cila deklaroi se shifrat e kategorisë “Fëmijë që kanë braktisur shkollën” nuk janë të sakta sipas informacionit që disponon kjo Drejtori, sepse në këtë kategori duhet të përfshihen vetëm fëmijët që kanë braktisur arsimin e detyruar “9 vjeçar”. Mori përsipër verifikimin e këtyre të dhënave me anë të strukturave të kësaj drejtorie.Kastriot Faci përfaqësues  i OJF “ The Door”, shprehu vlerësimin për punën si një hap pozitiv në identifikimin dhe vlerësimin e problemeve sociale duke theksuar faktin se shërbimet sociale duhet të shtrihen më shumë në zonat rurale ku dhe këto probleme janë më të shumta.Pas diskutimeve nga anëtarët u ra dakord në parim që:Mbledhja e Komitetit të mblidhet  çdo dy muaj. Hartimi i strategjisë për shërbimet sociale në Qark. Ky Komitet të delegojë një ekip kontrolli për verifikimin në terren të  dhënave duke  identifikuar Komunat që kanë probleme në paraqitjen e të dhënave.