Këshilli Qarkut Shkodër | Regional Council of Shkoder - >
Hyrje
                       Italian
Menyja Kryesore
Hyrje
Qarku Shkodër
Këshilli i Qarkut
Administrata
Strategjia
Turizmi
Mjedisi
OJF
Njoftime
Lidhje te tjera
Galeria
INVESTIME NË QARKUN TONË

Në shërbim të komunitetit

 numratori_telefonik_albtelecom

Koha ne Shkoder
Shkodër  21°C
Turizmi
Number of Visitors
mod_vvisit_counterSot87
mod_vvisit_counterDje345
mod_vvisit_counterKëtë jave1399
mod_vvisit_counterKëtë muaj3414
mod_vvisit_counterTë gjitha212256
Arkiva
JA slide show
> PDF Printoni E-mail
VERBUND DO TË NDËRTOJË HIDROCENTRALIN E ASHTES DERI NË 2012
view_ashta1
Verbund, kompania kryesuese e energjisë elektrike në Austri dhe prirëse ndër furnizuesit më të mirë të energjisë elektrike në Evropë, po ndërton një risi botërore në Shqipëri:
Impjantin më të madh Matriks, duke përdorur turbina të vogla të tipit Straflo- Matriks.
Deri në 2012, kompania e projektit “Energji Ashta” do të ndërtojë një Hidrocentral në veri të Shqipërisë, në afërsi të Shkodrës, qytetit të katërt për nga madhësisa në vend. Gjatë proçesit, masa novatore do të merren mbi lumin Drin: teknoligjia Straflo-Matrix (një turbinë e vogël në përmasën e një kabine telefonike) mundëson një përdorim veçanërisht të dobishëm të “arit të bardhë”. Në të ardhmen, 230 milion kW/orë elektricitet do të prodhohet në Ashtë, në këtë mënyrë 100.000 ekonomi shtëpiake shqiptare do të furnizohen me energji elektrike. Hidrocentrali i ri është më shumë se i mirëpritur: HEC-i i Ashtës do të përcjellë elektricitet për më teper se 100,000 shtëpi, kriojon vende të reja pune dhe jep një frymëmarrje pozitive për rrethin dhe vendin. Energjia është një temë e nxehtë për Shqipërine dhe ndërtimi i këtij HEC-i do të rrisë sigurinë e furnizimit në sistemin elektro-energjitik Shqiptar, do të reduktojë sasinë e importeve të energjisë nga jashtë dhe ka vetëm ndikime të moderuara mbi natyrën. Ndikimi ambjentalist i projektit është thuajse i papërfillshëm, sidomos që kur HEC-et nuk prodhojnë më mbetje anësore. Në përfundim të 35 viteve periudhë konçesioni, HEC-i do t’i dorëzohet sërisht Republikës Shqiptare. Hidrocentrali i Ashtës përbëhet nga dy pjesë: energjia elektriktrike do të gjenerohet fillimisht në Ashta 1, ku rezervuari i Spathara me digën e tij rrjedhëse dhe sistemin e vogël të vaditjes, ka qënë ngritur tre dekada më parë në shërbim të industrisë bujqësore. Gjer në 560 m3 ujë për sekondë - dhe këtu çështja fillon të behet më e nxehtë – furnizojnë turbina jo të zakonshme, por 45 turbina Straflo- Matriks.
Në vend të një turbine të madhe, kjo risi teknologjike vë në punë disa turbina të vogla. Si rrjedhojë është e mundur të përdoren rryma të ulta duke përftuar një efiçencë më të lartë. Turbinat e tipit Straflo- Matriks, për HPP-të e Ashtës, do të dorëzohen nga Andriz-Hydro (më parë i njohur si VA Tech Hydro), dhe janë kështu një produkt austriak, me përfitimin shtesë të kohës së përshkurtuar të ndërtimit.   
Sidoqoftë një HEC i vetëm nuk mjafton: kështu në kemi menduar që energjia të prodhohet për një herë të dytë, pas një kanali shtatë kilometra të gjatë, të shtrire ultët përkrah fshatit të vogël Ashta, zonë e komunës së Bushatit. Serisht 45 turbina Straflo-Matriks  do të vendosen në përdorim.  
Kapaciteti i plotë i dy impjanteve (Ashta I dhe Ashta II) me 90 turbina Straflo-Matriks gjenerojnë 48.2 megavat; 230 milion kilovat orë do të gjenerohen çdo vit. Kjo sasi është e barasvlefshme me energjinë e nevojshme për 100,000 ekonomi shtëpiake shqiptare.
Fillimi i ndërtimit për impjantin e mësipërm është programuar në fund të 2009-ës; Ashta II duhet të pasojë në 2012: më shume se 160 milion euro do të investohen. Nga 2011 ose 2012 elektriciteti i gjeneruar në këto impjante do të ushqehet në rrjetin 110 kV të Shqipërise dhe do të furnizojë fillimisht zonën rreth Shkodrës, qytetit të katërt më të madh në vend.
Për 15 vjet, energjia elektrike e prodhuar në Ashta do të blihet tërësisht nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), furnizuesi shtetëror shqiptar i energjise elektrike. Më pas, kontrata ose do të shtyhet ose energjia elektrike do të shitet lirshëm në treg.