Këshilli Qarkut Shkodër | Regional Council of Shkoder - 23 NENTOR 2009
Hyrje
                       Italian
Menyja Kryesore
Hyrje
Qarku Shkodër
Këshilli i Qarkut
Administrata
Strategjia
Turizmi
Mjedisi
OJF
Njoftime
Lidhje te tjera
Galeria
INVESTIME NË QARKUN TONË

Në shërbim të komunitetit

 numratori_telefonik_albtelecom

Koha ne Shkoder
Shkodër  21°C
Turizmi
Number of Visitors
mod_vvisit_counterSot86
mod_vvisit_counterDje345
mod_vvisit_counterKëtë jave1398
mod_vvisit_counterKëtë muaj3413
mod_vvisit_counterTë gjitha212255
Arkiva
JA slide show
23 NENTOR 2009 PDF Printoni E-mail
NENSHKRUHET PROTOKOLLI I BASHKEPUNIMIT  SHKODER-MOLISE

23_nentor_2009_038Ditën e Hënë me datë 23 Nëntor 2009, erdhi për vizitë në Shkoder Presidenti i Rajonit të Molises  z. Michele IORIO, në krye të një delegacioni të përbëre nga zyrtare të Rajonit të Molises dhe agjensi zhvillimi dhe hartimi projektesh. Kjo vizitë u realizua në kuadër te interesit reciprok për thellimin e lidhjeve miqësore ekzistuese dhe vullnetin e tyre për të bashkëpunuar në fushat me interes të përbashkët në veprimtari me karakter social, kulturor, tregtar, turistik, shëndetësor dhe në shkëmbim informacionesh.
23_nentor_2009_049Duke pasur parasysh faktin se rajonet  janë burime të rëndësishme dhe mund të kontribuojnë në mënyre domethënëse në integrimin evropian, duke realizuar forma të ndryshme bashkëpunimi, është e rëndësishme qe forcimi i bashkëpunimit mes autoriteteve rajonale të Adriatikut mund të kontribuojë në promovimin e paqes, të stabilitetit dhe prosperitetit mbarë Evropën, dhe në veçanti në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qarku i Shkodrës dhe Rajoni i Molises  kanë marrë pjesë nga fillimi në lindjen dhe zhvillimin e EuroRajonit Adriatik, duke operuar ndjeshëm në efektshmërinë e tij të plotë me objektivat e përbashkët që kanë për qëllim promovimin e tregtisë, investimeve dhe realizimin e iniciativave për krijimin, konsolidimin dhe zhvillimin e raporteve të bashkëpunimit në sektorët ekonomik të ndërmarrjeve të mesme e të vogla, të tregtisë, të kulturës dhe turizmit; në përputhje të plotë me ligjet e legjislacionet në fuqi në vendet përkatëse;
Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkoder dhe Presidenti i Rajonit të Molises nënshkruan një marrëveshje në të cilën parashikohet që:
Palët do të bashkëpunojnë në sektorin e veprimtarive me karakter social, kulturor, prodhues, tregtar, turistik, shëndetësor dhe të shkëmbimit të informacioneve.

23_nentor_2009_021Palët do ti kushtojnë vëmendje të veçantë problematikave të zhvillimit tregtar dhe mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla e të mesme, duke i dhëne rëndësi të veçantë sektorëve të mbrojtjes së territorit, të formimit profesional, të telekomunikacionit dhe të sektorit shkencor-teknologjik.
Palët marrin përsipër shpërndarjen dhe promovimin e këtij protokolli, të mundësive që ai parashikon, me qëllim rritjen e efektshmerise së tij, duke favorizuar pjesëmarrjen e subjekteve të interesuara. Marrin përsipër gjithashtu sensibilizimin e opinionit publik për inkurajimin dhe përfshirjen e popullsisë në të gjithë iniciativat e bashkëpunimit të identifikuara here pas here, me qëllim përforcimin e marrëdhënieve të komuniteteve te të dy Palëve.
Palët do të mund të promovojnë seminare tematike (ekspozita, panaire, etj) për ndjekjen e objektivave të këtij protokolli, në të cilat do të marrin pjesë përfaqësuesit përkatës politiko-institucional, duke i dhënë këtyre evenimenteve jehonë të gjerë.
Pas nënshkrimit te marrëveshjes te dy përfaqësuesit e larte dhanë një konference për shtyp në hollin e Këshillit të Qarkut Shkoder ku theksuan forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy rajoneve. Për nder të miqve në mbrëmje Kryetari i Këshillit të Qarkut organizoi një darkë mirëseardhje.