Këshilli Qarkut Shkodër | Regional Council of Shkoder - E enjte 17-12-2009
Hyrje
                       Italian
Menyja Kryesore
Hyrje
Qarku Shkodër
Këshilli i Qarkut
Administrata
Strategjia
Turizmi
Mjedisi
OJF
Njoftime
Lidhje te tjera
Galeria
INVESTIME NË QARKUN TONË

Në shërbim të komunitetit

 numratori_telefonik_albtelecom

Koha ne Shkoder
Shkodër  21°C
Turizmi
Number of Visitors
mod_vvisit_counterSot92
mod_vvisit_counterDje345
mod_vvisit_counterKëtë jave1404
mod_vvisit_counterKëtë muaj3419
mod_vvisit_counterTë gjitha212261
Arkiva
JA slide show
E enjte 17-12-2009 PDF Printoni E-mail
Prezantohet Zyrtarisht projekti:Veriu i Shqipërisë.

projektiveriu_i_shqiprise “Projekt për zhvillimin rural të integruar në Komunat Kelmend e Shkrel, në rrethin e Malësisë së Madhe”
I financuar nga Cooperazzione Italiana, me protokoll MAE 8984/VIS/ALAB, në konferencën për shtyp të organizuar nga VIS, në bashkëpunim me konsullatën Italiane në Shkodër, pranë sallës së vënë në dispozicion në nga Këshilli i Qarkut Shkodër, si një partner i këtij projekti.

Shoqata VIS është një shoqate joqeveritare, prezent në Shqipëri që nga vit 1995, me projekte të kooperimit për zhvillim dhe humanitare, të realizuara në bashkëpunim me qendrën Don Bosko të Tiranës e të Shkodrës.Në fazën përgatitore shoqata VIS ka patur kontakte të ngushta me autoritetet shqiptare si ne nivel kombëtar ashtu dhe në nivel lokal, duke shtuar këtu dhe një memorandum mirëkuptimi, në të cilin ka marrë pjesë dhe Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ambientit, dy komunat e interesuara, Karitasi, Teuleda, MADA, Shkolla e mesme Pyjore e Shkodrës si dhe shoqata të tjera lokale si përfaqësim i shoqërisë civile.
Projekti është planifikuar në bazë  të dhënave të programuara dhe të parashikuara ne ligjin nr. 9817 datë 22-10-2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural” dhe në “Strategjinë e zhvillimit rural” të adoptuar me V.K.M nr. 774, datë 14-11-2007, akte që inspirojnë kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian ne Agjendën 2000.
Në aktivitetet e parashikuara në ketë projekt mund të përmendim kreditë për aktivitetet prodhuese, financimin si dhurate për aktivitete te komunitetit, duke  përqendruar vëmendjen në aktivitetet e pyjore e anti-erozion, edukimin ambjental, mbështetjen e shoqatave (të shoqërisë civile) dhe asistence teknike në bujqësi, blegtori dhe me gjerë në aktivitetet prodhuese dhe jo prodhuese, kur të jetë e nevojshme të bëhet rikualifikimi dhe agjërimi.
Kontributi i Kooperacionit Italian është në vlerën 1.650.000 euro dhe vlen të theksohet se mes interes Italia kërkon të mbështesë iniciativat që përmirësojnë kushtet dhe stabilitetin ne Shqipëri.
Pier Paolo Ambrosi
Përgjegjës për Projektin