Home
NJOFTIM
9959449949494949
                       Italian
Main Menu
Home
Region of Shkodra
President of R.C.
Regional Council
Administration
Strategy
Tourism
Environment
NGO
Notices
Other links
Gallery
RDP
Web GIS Albania
logo_wga
JA slide show
Njësia për të Drejtat e Fëmijëve PDF Print E-mail
No translation
Në zbatim të Ligjit të ri nr. 10347, datë 04.11.2010, neni 38 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” dhe në përputhje me Stategjinë Kombëtare për Fëmijët, Këshilli i Qarkut Shkodër me Vendimin e tij nr. 42. Datë 07.11.2011 miratoi ngritjen e Njësisë për për të Drejtat e fëmijëve, që do të funksionojë brenda strukturës administrative të Këshillit të Qarkut Shkodër, si një njësi e posaçme për koordinimin, monitorimin dhe raportimin e zbatimit të ligjeve dhe politikave që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut Shkodër. Kjo njësi do të ketë këto detyra:- të monitorojë dhe të vlerësojë mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe të politikave që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në territorin e qarkut
- të identifikojë dhe të koordinojë referimin e rasteve të shkeljeve apo abuzimit, të keqpqrdorimit të të drejtave të fëmijëve.
- të koordinojë funksionimin e grupit multidisiplinar për identifikimin, analizën dhe referimin e rasteve të dhunës në familje.
- të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacion për trajtimin e të drejtave të fëmijës me cdo strukturë shëndetësore, arsimore, policore, të qeverisjes vendore, në bashki dhe komuna, apo të shoqërisë civile.
- të organizojë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për të drejtat e fëmijës në qark.
- t’i raportojë Këshillit të Qarkut për ecurinë e respektimit të të drejtave të fëmijës në qark.
- t`i raportojë periodikisht Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve të dhënat statastikore që ka përpunuar, për gjendjen e të drejtave të fëmijës në qark.
- t`i i paraqesë periodikisht Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës informacione për situatën e zbatimit të të drejtave të fëmijës në qark.

Në këshillin e Qarkut Shkodër është bërë progres lidhje me çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, pasi në kuadër të projektit të zbatuar nga administrata e Qarkut, financuar nga UNICEF, është punuar  për forcimin e kapaciteteve institucionale që të merren me çështjet e të drejtave të fëmijëve, është hartuar Strategjia Rajonale për Fëmijët, Plani përkatës i Veprimit 2011-2013 si dhe “Analiza e buxhetimit të politikave sociale për fëmijët” e cila pasqyron gjendjen aktuale, përcakton qartë nevojat dhe prioritetet si dhe  masat që duhet të merren konkretisht, në lidhje me zbatimin e të drejtave të fëmijëve në qarkun Shkodër, në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët dhe dokumentat e tjerë të rëndësishëm që mbrojnë të drejtat e fëmijëvë në Shqipëri.
Qarku Shkodër është një nga rajonet më të varfra dhe ku përjashtimi social i grupeve në nevojë vë në  rrisk shumë të drejta të fëmijëve. Shumë fëmijë jetojnë në familje me ndihmë ekononomike, ka të tjerë që duhet të punojnë, si dhe ka fëmijë në rrezik për t’u trafikuar.
Një rëndësi të madhe ka ngritja e strukturave përkatëse dhe  forcimi  dhe  zhvillimi i kapaciteteve institucionale jo vetëm brenda Këshillit të Qarkut, për të monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e politikave për të drejtat e fëmijëve por edhe të njësive vendore dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e të drejtave të fëmijëvë.


Përgjegjëse Sekt. të Shërbimeve Social
Vilma SHIROKA